Partizani mposht Kukësin, vendos serbi Raçiç
Pëlqej
Në "Zeqir Ymeri" u luajt ndeshja hapëse e javës së katërt të Superiores, e cila u vendos në fundin e lojës (88’), kur serbi Raçiç ktheu në gol një goditje dënimi mbi vijën e zonës së 16-metrave të Kukësit.

Tri pikë të çmuara për “Demat”, që tashmë futen në vallen e pretendentëve, pas startit jo të mirë të kampionatit.

Dy fitore radhazi ndaj kampionëve dhe nënkampionëve të vendit janë shumë domethënëse për vijimësinë e Partizanit.

Skuadra e Duros e sheh veten në kuotën e 7 pikëve, aq sa kanë edhe verilindorët e Shaqirit, por edhe Tirana. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2014, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori