Partizani shkarkon trajnerin italiano Iuliano, emërohet zëvendësuesi i tij
Pëlqej
Mark Iuliano zyrtarisht është shkarkuar nga drejtuesit e klubit të Partizanit. Vendimin klubi e ka bërë publik me anë të një njoftimi zyrtar. Sulejman Starova do të rikthehet sërish si trajner i ekipit të Partizanit.

Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena.
Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 Nëntorit , ditë kur skuadra në orën 11:30 do të rinisë përgatitjet.
Klubi falenderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë.”-thuhet në njoftimin e Partizanit. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2017, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori