Partizani-Skënderbeu, hyrja falas për tifozet femra
Pëlqej
Klubi i Partizanit njofton se nga sot kanë dalë në treg biletat për ndeshjen e rëndësishme të javës së 3-të të Kategorisë Superiore kundër kampionëve në fuqi të Skënderbeut, në program për t’u luajtur ditën e enjte, ora 19:00, në stadiumin "Qemal Stafa".

BiletatTribunat A dhe B do të jenë me dy standarte dhe çmimi i tyre do të kushtojë 700 dhe 500 lekë (të reja). BiletatTribunat D1, D2 dhe D3 do të kushtojnë 200 lekë (të reja). Drejtuesit e Partizanit saktësojnë se ky çmim prej 200 lekë (të reja) do të jetë në fuqi edhe për tifozerinë mike nga Korça, e cila do të akomodohet në sektorin e Tribunës D1 të stadiumit "Qemal Stafa".

Hyrja në stadium do të jetë falas për tifozer femrat, ashtu si edhe për fëmijët e moshës nën 15-vjeç. /albeu.com/



Shtuar më 09/09/2014, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori