Probleme serioze për Laçin, operohet sulmuesi (FOTO LAJM)
Pëlqej
Klubi i Laçit po përballet me një problem të madh, pasi sulmuesi 23-vjeçar, Ivan Galiç, mësohet se është bërë operacion.

Tashmë kroati që u trasnferua gjatë kësaj vere nga skuadra e Cibalias në Kroaci, do të qëndrojë jashtë fushave për pesë muaj, sipas raportimeve të mjekëve.

Sulmuesi i kurbinasve u dëmtua në ndeshjen përballë Naftëtarit, në Kupën e Shqipërisë, takim që u fitua me rezultatin e thellë 5-0 nga bardhezinjtë.

Vetë kroati ka postuar në faqen e Instagram një foto që e shfaq pas operacionit./albeu.com/

Shtuar më 21/09/2018, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori