Propozimi: Armand Duka, "Qytetar Nderi" i Elbasanit
Pëlqej
Laze-Duka-Sejdini
Ditën e djeshme, presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze, pati një takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky i fundit bëri një inspektim në stadiumin që po rikonstruktohet, "Elbasan Arena". Mirëpo, e veçanta është se Laze këto ditë do të bëjë edhe një propozim te Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, si edhe te Këshilli Bashkiak, për ta bërë Dukën "Qytetar Nderi" të qytetit, shkruan "Panorama-Sport".

"Dua ta falënderoj kreun e FSHF-së për gjithçka ka bërë dhe po bën për qytetin e Elbasanit, teksa stadiumi u bë me këmbënguljen e tij. Për këtë arsye, këto ditë do t’i bëj një propozim kreut të Bashkisë, Qazim Sejdinit dhe Këshillit Bashkiak për ta bërë ‘Qytetar Nderi’ Dukën. Mendoj se ky qytet duhet të shprehë në një mënyrë apo tjetër edhe mirënjohjen për atë se çfarë ka bërë kreu i FSHF-së për Elbasanin", është shprehur presidenti i Elbasanit Arben Laze. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori