Publikimi i mesazheve, Dervishi shfryn ndaj Takajt: Nuk i shpëton dot UEFA-s
Pëlqej
Vazhdon lufta në distancë mes Dritan Dervishit dhe presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj. Pas publikimit të bisedes private të bërë në muajin shkurt, ku Dervishi shante Partizanin, vjen menjëherë reagimi i ish-drejtorit të të kuqve.

Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, Dervishi pretendon se mesazhet janë të montuara dhe janë shumë të ulta. Ai nuk nguron ta krahasojë këtë situate me atë të femrave të liga që nxjerrin mesazhet e ish-partnerëve. Dervishi shton mes të tjerave së nuk është skllav i asnjë ekipi dhe është i lirë të shpreh mendimin e tij, por kurrë nuk do të bierë kaq poshtë.

“Mjerr njeriu që bie aq poshtë që nxjer mesazhe provate të montuara, të modifikuara, sipas situatës që jeton… Shpresoj që të njihen si provë mbrojtëse në UEFA. Unë kurrë s’jam gëzuar për dënimet tuaja. I mjeri ti sa poshtë ke rënë nga ana etike. Vazhdo luftën tënde prej burracaku të ulët, raporton Panorama.

Edhe diçka, unë nuk jam skllav as i Partizanit dhe as një ekipi tjetër. Jam i lirë të shpreh çdo mendim pa rënë preh e servilizmit dhe pa u ulur në pazare me njeri. Por kurrë nuk bie kaq poshtë, si ato femrat e liga që nxjerrin mesazhet e ish-partnerëve. Rri i qetë se nga mua kurrë s’do te kedh sulme prej cubi se më vjen për të vjellë nga kjo kategori burrash. Me respekt Dirtan Dervishi”.
Shtuar më 15/04/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori