Reagon Fino pas vendimit të gjykatës për të mos regjistruar zgjedhjet për kreun e FSHF-së
Rivali i Armando Dukës në zgjedhje e 7 shkurtit, Bashkim Fino, pas vendimit të gjykatës për të mos regjistruar zgjedhjet e president të FSHF-së ka reaguar duke komplimentuar drejtësinë që "foli".

“REAGIM

Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018.

Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit.

Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk kanpër të pasur më sukses me metoda të paligjshme.

Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Për një futboll të pastër dhe të drejtë!” /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori