Refik Halili godet me grusht mjekun Krenar Preza
Pëlqej
Presidenti i Tiranës Refik Halili është përfshirë në një konflikt me mjekun Krenar Preza dhe e ka goditur me grushte këtë të fundit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe mësohet se behët fjalë për një konflikt pronësie.

Sherri ka nisur pasi Preza i kishte dhënë truallin për ndërtimin e një pallati, presidentit Halili në bazë të një marrëveshje, e cila nuk ishte zbatuar. Halili duhet t’i dorëzonte mjekut 3 apartamente, 1 dyqan, 3 garazhe, kamatat e vonesës dhe një shumë të konsiderueshme në euro, raporton Opinion.al.

Sot në mëngjes, përmbaruesi së bashku me mjekun Krenar Preza kishin shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por janë konfliktuar me presidentin e Tiranës, i cili e ka goditur me grusht pas debateve mjekun.

Shtuar më 13/09/2017, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori