Rikthehet Superliga shqiptare!
Superliga rikthehet sot me tre ndeshjet e para për vitin 2014, takime që i japin fund pushimeve të gjata dimërore. Në orën 14:00 Besa e Kavajës pret Laçin, ndërsa Tirana e vendit të fundit po në të njëjtin orar do të luajë në Krujë përballë Kastriotit vendas. Bardheblutë kanë zhvilluar një merkato dimërore aktive dhe me kureshtje pritet paraqitja e blerjeve të reja, apo e të rikthyerve.

Në orën 17:00 luhet kryendeshja e kësaj jave për tabelën e klasifikimit, ku Partizani pret në Tiranë, Kukësin.

Tre ndeshjet e tjera të së dielës, ku Bylis pret Flamurtarin në Ballsh, Skënderbeu Vllazninë në Korçë dhe Teuta Lushnjen në Durrës mbyllin javën e 17-të të Superligës.

Tabela e klasifikimit kryesohet nga Skënderbeu me 33 pikë, ndjekur nga Partizani me 26 dhe Kukësi 25. Ndërkohë, të paktën për momentin, beteja për mbijetesë është mes Lushnjes me 18 pikë, Kastriotit me 16 dhe Tiranës me 12 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2014, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori