Sedat Berisha i lumtur me atmosferën e Vllaznisë: Ndihem i rilindur dhe në shtëpi
Me paraqitjet e bëra Sedat Berisha është kthyer menjëherë në një prej shtyllave të mbrojtjes së Vllaznisë, ku madje ka shënuar edhe një gol. 28-vjeçari ka dalë për herë të parë përpara mediave, duke dhënë vlerësimet maksimale për Shkodrën dhe kampionatin shqiptar.

“Është intervista e parë që flas për mediat në Shqipëri prej transferimit te Vllaznia. Ndihem shumë mirë në Shkodër, si në shtëpinë time. Jam i kënaqur me qytetin, skuadrën dhe mikëpritjen. Kampionati shqiptar është më cilësor se ai maqedonas”.

Berisha beson se kuqeblutë do të kthehen te suksesi prej sfidës së radhës me Flamurtarin në “Loro Boriçi”.

“Flamurtari është një skuadër e fortë, që ndodhet lart në renditje, por neve nuk kemi frikë. Besojmë se mund të fitojmë, pasi na duhen pikët për të ngritur Vllazninë nga pozicioni ku ndodhet sepse kjo skuadër nuk e meriton. Besojmë te fitorja dhe në çdo ndeshje hyjmë për të marrë maksimumin”.

Mbrojtësi i lindur në Shkup e njeh mjaft mirë skuadrën vlonjate, pasi do të ketë përballë disa ish-shokë skuadre dhe ish-trajnerin Duro.

“Njoh disa lojtarë të Flamurtarit me të cilët kam luajtur te Shkëndija apo Shkupi. Nga Useini, te Zuka e Pollozhani, apo edhe trajnerin Duro me të cilin kam punuar për gjashtë muaj në Tetovë. Kam shumë miqësi me ata, por në fushë do të luftojmë për ekipet tona dhe do të fitojë më i miri” përfundoi Sedat Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2018, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori