Shkarkohet trajneri i skuadrës së Superligës
Trajneri Gentjan Mezani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrësLuftëtarit.

Lajmi është konfirmuar nga Mezani, ndërsa zbulohet se presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo që i ka kërkuar largimin trajnerit vlonjat, shkruan ‘Panorama sport’.

Pas dorëheqjes së Mezanit, mëson se në krye të gjirokastritëve pritet të rikthehet serbi Milinkoviç.

Pas disfatës ndaj krutanëve, trajneri Mezani u shpreh: “Nuk ka fjalë për këtë humbje, por dua t’i bëj komplimente kundërshtarit. Treguan forcë dhe karakter. Ne nuk kemi cilësi dhe dëshirë në fushë. Edhe gabimet individuale ndikuan. Unë kam kaq kohë që flas me drejtuesit, por me keqardhje mund të them se nuk kemi skuadër për Superligë. Fjalët e mia kanë kaluar në vesh të shurdhët”.
Shtuar më 28/01/2019, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori