Shkarkohet trajneri i Tiranës? Flet presidenti i klubit
Pëlqej
Tirana nuk e ka përballuar dot formën e mirë të Partizanit duke humbur kështu derbin kryeqytetas.

Pas kësaj humbje edhe pse me rezultat minimal, 0-1, trajneri i Tiranës, Ze Maria, shihet në rreziik për një shkarkim të mundshëm nga klubi "Bardh e Blu".

Ndërkohë për këtë situatrë të Tiranës ka folur edhe presidenti, Refik Halili ku ndër të tjera ka komentuar edhe të ardhmen e trajnerit, Ze Maria.

"Ndjej keqardhje për humbjen e derbit në këtë atmosfer. Edhe pse jemi të tensionuar për humbje, është një skuadër që ka gati 18 lojtarë formacioni. Kontigjenti në dispozicion të skuadrës është i mjaftueshëm. Kjo ka qënë detyra ime për merkato por fati nuk deshi. Mbase herës tjetër..." ka thënë fillimisht Halili.

" Sa për trajnerin, Ze Maria dhe rrezikun, mendoj se është ende herët që të flasim në këtë moment" ka deklaruar më pas Refik Halili. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori