Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Shpërthen Kukësi: Dallaveraxhiu Muça, trajner i rryshfetit
Pëlqej
Kukësi zien, nuk ka qetësi. Presidenti Safet Gjici duket se e ka obsesion tashmë fitimin e titullit kampion, ndaj këtë objektiv madhor nuk e negocion me asnjë trajner. Ndoshta nën këtë vetëbekim ka larguar edhe dy trajnerë pa filluar ende sezoni i ri futbollistik kombëtar. Pas skualifikimit nga Liga e Europës ia hoqi "gradat" Agim Canajt, me arsyetimin se nuk përmbushi pritshmëritë, ndërsa nuk vonoi që në vend të tij të emërojë drejtorin teknik në atë kohë, Shkëlqim Muca.

Sidoqoftë, edhe fati i këtij të fundit në stolin e nënkampionëve të vendit për dy vite radhazi nuk kishte jetëgjatësi. Para dy ditësh, ish-futbollisti i shquar i Tiranës njoftoi tërheqjen nga detyra që mbante, duke nënvizuar faktin se i ishte kërkuar të siglohej në kontratë fitimi i titullit kampion, gjë të cilën nuk e garantonte dot. Për pasojë, vendosi të largohej.

Këtij argument i shkoi mbas edhe klubi verilindor, me në krye presidentin Safet Gjici. Megjithatë, deklaratat e mëvonshme të Mucës nëpër media kanë bërë që Gjici të reagojë me një tjetër "ton", duke nxjerrë në pah edhe esencën e divorcit me ish-trajnerin e Tiranës, Dinamos, Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Tashmë presidenca kuksiane flet me gjuhën e akuzës, duke i mëveshur Muçës vese të rënda, edhe për rryshfet. /albeu.com/

Ja deklarata e plotë e Kukësit:

"Lidhur me disa deklarata pas largimit nga pankina e ish-trajnerit të Kukësit, z.Shkëlqim Muça, dhënë në shtypin sportiv, presidenti i FK Kukësit, Safet Gjici, bën këto sqarime: Dallaverexhiu Shkëlqim Muça u largua nga drejtimi i ekipit pasi u konstatua se po bënte dallavere me menaxherë dhe lojtarë, duke mashtruar klubin për përfitime personale. Jashtë sferës së punës së tij, ai është marrë madje dhe ka sjellë tre lojtarë në ekip si preferenca personale duke diskriminuar dhe lojtarë me peshë, siç është Vilfor Hysa apo ndonjë tjetër, dhe duke kërkuar që në ekip të vijnë lojtarë të tillë si Inkongo, Zhuta e të tjerë, që Kukësi ua ka mbyllur me kohë derën. Por trajneri me vese, Shkëlqim Muça, i mësuar me rryshfetin që u merr lojtarëve, do t’i sillte në ekip. Ky zotëri, i dalë prej kohësh nga tregu sportiv nuk tregoi asnjë vlerë tek ekipi ynë, megjthëse nuk i ka munguar asgjë. Eleminimi nga Kupat e Europës është përgjegjësi e tij dhe e ish-tranerit Agim Canaj.

Ai ka refuzuar lojtarët që ka sjellë menaxheri i klubit, Adnad Ocelli, i ngarkuar posaçërisht me këtë detyrë, duke u bërë preferencial për disa lojtarë dhe diskriminues për të tjerë. Historitë e tij të dështimit në klube të tjera si Flamurtari apo Skënderbeu, si dhe vesi i tij i vjetër i marrjes së “bakshishit” nga lojtarët janë të njohura, por ato nuk mund t’i ecin askujt te Kukësi; as Muçës, që ka dashur të mbushë xhepat e tij, duke dëmtuar imazhin dhe ecurinë e klubit. Muça nuk pati kurajon profesionale të nënshkruajë kontratën si gjithë stafi dhe lojtarët për titull kampion, ku përfshihen bonuset, por edhe penalitetet. Ai është mësuar që ta marrë para dhe kontrata të plota dhe pas dy-tre muajsh të largohet nga drejtimet e ekipeve, duke i lënë në krizë ato. Duke parë këtë sjellje jodinjitoze, unë nuk i kam ringarkuar më as detyrën e Drejtorit Sportiv. Muça nuk hoqi asnjëherë dorë nga veset e tij. Për këta lloj njerëzish, dyert e Kukësit janë të mbyllura përfundimisht".
Shtuar më 11/08/2014, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori