Shtyhet gjyqi i Nexhat Bizhdilit
Mosnjohja e akteve të dosjes bëhet sërish shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore në ngarkim të presidentit të Besës Nexhat Bizhdili. Por këtë radhë nuk ishte numri një i klubit kavajas që e përdori këtë argument por avokati i tij mbrojtës Ardian Visha. Në seancën e radhës që u zhvillua në gjykatën e Tiranës Bizhdili nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokatët e tij, të cilët i kërkuan gjyqtarit Gert Hoxha më shumë kohë në dispozicion për t’u njohur me dosjen.

Në këto rrethana, edhe Prokurori Julian Zonja ishte dakord më shtyrjen e seancës. Për shkak se ndodhemi në periudhë pushimesh, gjyqtari Hoxha vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 16 Shtator, në në orën 12:30.

Nexhat Bizhdili akuzohet për trukim të ndeshjeve të Kategorisë Superiore dhe të kampionatit të të rinjve dhe si prova që rëndojnë pozitën e tij janë paraqitur tabulatet telefonike. Në bisedat me persona të ndryshëm, kryesisht aktorë të futbollit trajnerë, futbollistë dhe gjyqtarë, Bizhdili mësohet se ka ofruar deri 15 mijë euro për paracaktimin e rezultateve.

Arma më e fortë e mbrojtjes ëshët fakti që rezultatet e takimeve për të cilat akuzohet presidenti kavajas nuk kanë përfunduar sikurse ka tentuar i akuzuari.

Procesi ndaj Bizhdilit është i pari i këtij lloji në Shqipëri, ndaj pritet me shumë interes edhe nga opinoni sportiv në vend. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2013, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori