S'ka punime në "Loro Boriçi", klubi: Nuk mund ta lirojmë stadiumin
Kaos me rindërtimin e stadiumit të Shkodrës "Loro Boriçi". Teksa prej tri javësh po flitet për nisjen sa më shpejt të punimeve, ditët po kalojnë dhe nuk ka asgjë të sigurt.

Tre ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi drejtuesit e klubit Vllaznia që të lironin ambientet e tribunës qendrore të stadiumit, teksa u vendos që makineritë e rënda të nisnin punimet të hënën e 27 prillit.

Mirëpo, edhe në këtë ditë rrezikohet që të nisin punimet në stadiumin e Shkodrës dhe këtë e konfirmoi dje përmes një komunikate për shtyp klubi i futbollit Vllaznia, shkruan Panorama-Sport.

REAGIMI - "Ndryshe nga sa thuhet në media, që punimet në stadium do të nisin të hënën, kjo nuk do të ndodhë. Arsyeja është se klubi ende nuk ka asnjë vendim nga ana e Bashkisë Shkodër, si pronarja legjitime e stadiumit, për prishjen e tribunës ekzistuese". /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2015, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori