Skandal! Kastrioti-Bylis, pazar në mes të ditës
Rezultati i ndeshjes së luajtur në Krujë, mes Bylisit dhe Kastriotit, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë ka hedhur poshtë dyshimet, dhe në të njëjtën kohë në njëfarë mënyre ka konfirmuar pazarin mes këtyre dy ekipeve. Sipas Sport Ekspres, bëhet e ditur se ballshiotët kanë toleruar ndeshjen në kampionat në favor të Kastriotit, në mënyrë që të kualifikohen në Kupë, një turne në të cilin të kuqtë nga Ballshi synojnë të ecin sa më gjatë.

Edhe koefiçientët për këtë takim ishin shumë të dyshimtë, teksa ato janë luhatur ndjeshëm për gola të shumtë në pjesën e dytë dhe përmbysje dhe fitore të Bylisit.

Tani pritet vendimi dhe qendrimi që do të mbajë FSHF në lidhje me shkeljet e vazhdueshme të këtyre dy ekipeve.

Ndërkohë ndeshja u mbyll me rezultatin 2-3, ku golave të Abazajt dhe Malindit për krutanët iu përgjigjën Adeniji, Gërxho dhe Ikpe. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2013, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori