SKANDALI/ Dhunohet duke u stërvitur gjyqtari Kridens Meta
Një grup personash të paidentifikuar aktualisht, kanë sulmuar dje pasdite dhe dhunuar barbarisht gjyqtari Kridens Meta.

Ai ka qenë duke u stërvitur në mjediset pranë Kompleksit Dinamo, një grup personash e kanë ndalur gjyqtarin dhe për shkaqe ende të paditura, kanë ushtruar dhunë të paparë ndaj Metës, duke e goditur me sende të forta.

Agresorët më pas janë larguar me vrap nga vendi i krimit. Persona të rastit dhe të njohur e kanë ndihmuar gjyqtarin Meta për ta dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës për t’u mjekuar nga plagët e rënda të marra dhe frakturat e pësuara, por për fat jashtë rrezikut për jetën.

Gjyqtari Kridens Meta i është drejtuar Komisariatit Nr.2 të Tiranës për denoncuar agresorët, që ushtruan dhunën barabare ndaj tij. /Albeu.com/
Shtuar më 12/06/2015, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori