Skënderbeu 10 gola Himarës, fitojnë Partizani dhe Kukësi
U luajtën 16 ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Spikat goleada e kampionëve të Skënderbeut në Kavajë, me rezultatin 10-1 ndaj Himarës, ndërkohë që triumf kanë siguruar edhe skuadra të tjera të Superiores. Kështu, Partizani ka shënuar tri herë në portën e Ilirisë në Fushë-Krujë, me anë të Muskajt, Musfatës dhe Osmanajt, ashtu sikurse ka bërë dy herë Teuta në Lezhë.

Besëlidhja i ka ardhur disi në ndihmë skuadrës durrsake, sepse ka shkaktuar një autogol me anë të bacit. Vllaznia e ka gjetur shpejt rrugën e golit në Mamurras, falë Cioffit, por ka pranuar me kënaqësi edhe autogolin e Tushes në limitin e kohës së rregullt, duke qenë e qetë në kthim, për t’u kualifikuar më tej.

Në Cërrik kishte udhëtuar Tirana për të luajtur me Sopotin. Kroati Bushic është zhbllokuar dhe u ka dhënë fitoren 2-0 të tijve me dopietën personale. Flamurtari vuan edhe në Kupë. Skuadra e Gjokës, edhe pse me formacionin e dytë, sikurse kanë bërë thuajse të gjitha skuadrat elitare, nuk e ka gjetur dot golin në Kamzë. Skuadra e Fatjon Tafajt ka marrë një barazim të bardhë, që i jep moral për kampionatin e Kategorisë së Parë, pasi kthimi në Vlorë duket se do të flaës për bregdetarët.

Kukësi e ka pasur si “miqësore” ndaj Vorës, ku ka pritur 45 minuta për të filluar loja, por në fund ka fituar 3-1, me gola të Allmucës, Pejiçit dhe Lushtakut. /albeu.com/

Ja rezultatet:

Grupi A

HIMARA – SKËNDERBEU 1-10
Golat: Kacanaj 85 (pen) / Abazi 2, 47, Lulaj 9, Berisha 22, Kame 32, Martins 51, Olaynka 54, 60, Ribaj 73, 88

NAFTËTARI – LAÇI 0-2
Golat: James 23, Veliaj 70

ILIRIA – PARTIZANI 0-3
Golat: Muskaj 58, Mustafa 60, Osmanaj 87

KAMZA – FLAMURTARI 0-0

VELEÇIKU – BESA 0-0

BURRELI – LUSHNJA 0-1
Golat: Allkanjari 58

SHKUMBINI – ELBASANI 2-2
Golat: Kuqi 33, 40 / Dalipi 29, Martins 43

TOMORI – TËRBUNI 1-2
Golat: G.Arbri 7 / Agastra 66 (pen), Greca 90+3

Grupi B

VORA – KUKËSI 1-3
Golat: Bleta 30 / Allmuca 45, Pejic 64, Lushtaku 75

BESËLIDHJA – TEUTA 0-2
Golat: Ulluri 27, Baci 29 (aut)

SOPOTI – TIRANA 0-2
Golat: Bushic 31, 83

MAMURRASI – VLLAZNIA 0-2
Golat: Cioffi 1, Tushe 90 (aut)

ADA – KASTRIOTI 1-1
Golat: Hoxha 37 / Caca 74 (pen)

LUFTËTARI – BYLISI 2-1
Golat: Qejvani 60, Nelaj 84 (pen) / Dervishi 50

DINAMO – APOLONIA 0-4
Golat: Mitraj 22, Erkocevic 37, Rajkovic 38, 50

POGRADECI – BUTRINTI 2-0
Golat: Lacka 23 (pen), 69
Shtuar më 01/10/2014, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori