Skënderbeu, me shumë mungesa ndaj Flamurtarit
Pëlqej
Skënderbeu shkon në sfidën me Flamurtarin i penalizuar nga mungesat e shumta. Lajmet për trajnerin Ilir Daja nuk janë aspak të mira, pasi drejt Vlorës duhet të udhëtojë me një grup të reduktuar, pavarësisht se korcarët janë i vetmi ekip që kanë një organikë të pasur për të mbuluar mungesat. Qendërmbrojtësi Bajram Jashanica është një mungesë e sigurt, pas dëmtimit të marrë në sfidën me Vllazninë, ndërkohë që mesfushori Bakary Nimaga është larguar drejt vendlindjes pas ndarjes nga jeta të motrës së tij.

Probleme në ditët e fundit ka shfaqur edhe Gjergji Muzaka, një ish i madh i kësaj sfide, me mesfushorin që është në garë me kohën për t’u rikuperuar. Ndërkohë problem më i madh për trajnerin Daja është gjendja e futbollistëve që do të rikthehen nga ekipet kombëtare. Sabien Lilaj me përfaqësuesen kuqezi si dhe Sahiti dhe Aliti me Kosovën, janë lojtarët që duhen parë nga pranë për gjendjen fizike me të cilën mund të rikthehen në skuadër. Gjithashtu edhe Ali Sowe do të rikthehet pas grumbullimit me kombëtaren e Gambias, ndërkohë që shpresat e sulmit ishin varur tek ceku Martin Nespor, por që seancën e fundit e ka lënë përgjysmë, pasi i janë rikthyer problemet fizike.

Me kaq shumë dilema dhe mungesa, sfida ndaj Flamurtarit mund të thuhet që nuk po përgatitet në kushtet ideale, edhe pse Skënderbeu mbetet për t’u mundur në kampionatin shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2017, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori