Skënderbeu merr arratinë, +9
Edhe në ditën më të keqe, me katër mungesa titullarësh, nuk fal Skënderbeu. Kampionët e vendit në fuqi kanë superuar me sukses edhe një kundërshtar plot traditë, si Vllaznia, duke mos lëshuar aspak terren në krye të renditjes. Tashmë skuadra e Mirel Josës, pas fitores 2-1 naj kuqebluve, distancohen plot 9 pikë nga ndjekësit më të afërt. Një hendek i konsiderueshëm, që i bën ata pretendentët kryesorë për titull, edhe pse ka ende ndeshje në Superiore sa për t’u përmbysur gjithcka.

Kjo vlen nëse të tjerët nuk gabojnë si kësaj here (Partizani, Kukësi) dhe korcarët bëjnë disa hapa fals.

Mbetet një fushë e vështirë ajo e Ballshit për këdo. E tillë ka rezultuar edhe për Flamurtarin, që ka ngulmuar fort të fitojë dhe të marrë tri pikët në këtë transfertë, sepse në këtë mënyrë do t’i bashkohej vendit të dytë. Barazimi i bardhë nuk u shkon përshtat skuadrave, sepse Bylis mbetet në zonën e rrezikut, ndërsa kuqezinjtë në mesin e klasifikimit.


BYLISI-FLAMURTARI 0-0

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 2-1

Golat: Shkembi 6, Ribaj 17 / Tafili 63

TEUTA-LUSHNJA 17:00


Shtuar më 02/02/2014, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori