Skënderbeu mëson momentin kur do të marrë vendimin KAS-i për titullin e hequr
Pëlqej
Skënderbeu dhe FSHF u përballën më 22 janar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pas apelimit të klubit korçar kundër vendimit të KomisionitEtikës, që iu hoqi bardhekuqve titullin e sezonit 2015-2016 me një vendim të datës 23 qershor 2017.

Skënderbeu u përfaqësua në Lozanë me presidentin Ardjan Takaj dhe juristin Lorin Burba, duke kërkuar që vendimi i KomisionitEtikës të hidhej poshtë, pasi klubi nuk mund të gjykohej dy herë për të njëjtën çështje.

“Panorama Sport” raporton se deri në javën e ardhshme, KAS do të marrë vendim për këtë çështje. Pra, ose pritet të lërë në fuqi vendimin e Etikës, ose do ta zhbëjë atë.
Shtuar më 07/03/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori