Skëndërbeu mposht Apoloninë, +3 pikë nga Kukësi
Skëndërbeu ka arritur të fitojë vetëm në minutat e fundit të takimit, falë një goli të Sefës kundër Apolonisë.

Në këtë ndeshje janë ndarë tre kartona të verdhë. Nga Skënderbeu është ndëshkuar Arapi, ndërsa nga Apolonia janë ndëshkuar Atanda 15’dhe Miço 60′.

Ndeshja ka qenë e mbushur me raste të mira për shënim nga të dyja ekipet.

Ekipi korçar ka humbur edhe një penallti.

Shkëmbi nuk ka mundur të realizojë në portën e mbrojtur nga portieri Miço.

Skëndërbeu shkon në delir vetëm në minutën e 86-të të takimit, kur sulmuesi shtatlart i sapofutur në lojë Fation Sefa realizoi golin e vetëm të takimit./albeu.com/




Shtuar më 18/04/2015, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori