Skenderbeu - Partizani Beogradit, zbuloni kush i'u duket favorit të huajve
Pëlqej
Ndryshe nga dy sfidat e para në grupin B, ndaj Dynamos së Kievit dhe Young Boys, Skënderbeu nuk shikohet si outsider nga kompanitë e basteve.

Kompanitë i japin një avantazh të lehtë serbëve të Partizanit për sfidën e të enjtes në “Elbasan Arena” por vetëm kaq. Në dy takimet e para fitorja por edhe një barazim i mundshëm nga ana e korçarëve kuotohej me koeficient shumë të lartë, ndërsa këtë herë gjërat ndryshojnë. Paraqitjet e mira të Skënderbeut në turet kualifikuese por dhe në dy ndeshjet e para të grupit B kanë bërë që kompanitë e basteve të vlerësojnë më shumë skuadrën e Dajës. Fitorja e Skënderbeut varion nga 2,9 deri në 3,1 për kompanitë kryesore të basteve në Botë.

Barazimi kuotohet nga 3 në 3,25 ndërsa suksesi i miqëve nga 2,45 në 2.6. Si për koençidencë kofiecient të ngjashëm Skënderbeu ka patur në dy sfidat shtëpiake në raundet kualifikuese ndaj Kairat Almaty-it dhe Mlada Boleslav, takime që që i ka fituar të dyja. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori