Pas thuajse 2 javësh të plota pushim, ekipi i Skënderbeut u është rikthyer përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit në ‘Tropikal Resort’ në Durrës. Ashtu siç ishte programuar
lojtarët janë grumbulluar në qytetin bregdetar, ku do të vijojnë përgatitjet deri më 6 janar, për t’u zhvendosur më pas në Antalia për fazën dimërore.
Seanca e parë stërvitore është zhvilluar në fushën me bar sintetik, ku ra në sy prania e
Leonit Abazit dhe
Argjend Malajt. Të dy
lojtarët janë rikuperuar plotësisht pas ndërhyrjeve kirurgjikale dhe i janë ribashkuar grupit bardhekuq
Nesër grupi do të jetë i plotë në dispozicion të stafit teknik./albeu.com /
Shtuar më 04/01/2018,
ora 09:00