Skënderbeu zyrtarizon afrimin e Gjergji Muzakës
Pëlqej
Skënderbeu nuk ndalet në merkato. Pasi siguroi shërbimet e Nazmi Gripshit nga Teuta, ditën e sotme korçarët bëjnë një tjetër afrim cilësor. Bëhet fjalë për Gjergji Muzakën, i cili është rikthyer pas plot 3 sezonesh te Skënderbeu.

Lajmi është zyrtarizuar pak minuta më parë nga klubi i Skënderbeut:
Gjergji Muzaka është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut. Mesfushori ka arritur akordin me presidetin Takaj dhe sot do i bashkohet ekipit. Kjo është hera e tretë që Muzaka vishet bardhekuq pas sezoneve 2011/12 dhe 2013/14 ku në 71 ndeshje zyrtare ka shënuar 20 gola”, thuhet në njoftimin zyrtar të Skënderbeut.
Shtuar më 30/01/2017, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori