Sot do të
luhen 3 nga ndeshjet e javës së tretë në Superligën shqiptare.
Tërbuni-Skënderbeu,ora 13:00 Pas fitores ndaj Vlllaznisë në transfertë, tashmë korçaret do të rikthehen sërish në “Ismail Xhemaili” por për t’u përballur me Tërbunin. Në këtë takim trajneri kryeqytetas pritet të aktivizojë formacionin e “kampionatit”, duke lënë pushim titullarët që do të luajnë të Enjten në Elbasan Arena.
Kukësi-Teuta, ora 16:00 Kukësi do të ketë një ndeshje shumë të vështirë, teka përballë vendoset Teuta e Gugash Maganit, njeriu që presidenti i nënkampionëve Safet Gjici tentoi ti jepte drejtimin e skuadrës. Kukësi vjen në këtë duel me moralin lart pasi ka fituar 7 përballjet e fundit në shtëpi dhe jashtë.
Tirana-Bylis, ora 19:00 Tirana që luan ndeshjen e parë sezonale në shtëpi, përballë
Bylisit. Bardheblutë kanë shtyrë debutimin në Selman Stërmasin e rinovuar dhe në Qemal Stafa pritet me interes skuadra e sezonit të ri. Rikthimi i Elis Bakajt ka rritur entuziazmin tek 24 herë kampionët që ndaj
Bylisit synojnë edhe lojën e bukur. /Albeu.com/
Shtuar më 12/09/2015,
ora 10:15