Sowe injoron rivalitetin në Superligë: Nuk konkuroj me asnjë
Pëlqej
Ali Sowe po kontribuon me gola ndeshje pas ndeshjeje për Skëndërbeun duke e ndihmuar në udhëheqjen e qetë të Superligës.

Pas ndeshje së fundit ku ai sërish nuk e harroi detyrën e tij dhe e gjeti golin ai tha për Panorama Sport:

“Jam i lumtur që vazhdojmë me serinë pozitive të fitoreve dhe normalisht edhe për golin e sotëm (dje). Në të tilla ndeshje të duket më e thjeshtë, por rrezikon të bëhet shumë më e vështirë nëse nuk je i përqendruar në maksimum. Ndeshja nisi mirë dhe për fat arritëmshënonim shpejt”. Vetëm një gol? ”

"Jam i kënaqur edhe me këtë gol sepse nuk më shqetëson asgjë. E përsëris që nuk jam në kompeticion apo garë me askënd dhe kërkoj që të bëj më të mirën e mundshme për ekipin, por dhe në të njëjtën kohë të argëtohem”, deklaroi Sowe në fund të takimit./albeu.com/

Shtuar më 11/03/2018, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori