Sowe pëmbys Lushnjen, ndeshje e çmendur në "Roza Haxhiu"
Pëlqej
Skëndërbeu nuk ka më ndërmend të tolerojë më. "Viktima" e radhës këtë herë ka qenë lushnja që pësoi humbjen em përmbysje 2-4.

Në minutën e 40 Lushnja gjen golin për 1-0. Papa depërton bukur në krahun e majtë dhe futet brenda zonës duke pasuar në qendër për Përgjinin, i cili nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë. Në të 52’ u duk se Lushnja e mbylli këtë ndeshje duke shënuar për 2-0. Përgjini fiton një penallti për Lushnjën, ndërsa është Enriko Papa nuk fal nga 11 metra.

Në minutën e 60′ zgjohet Skënderbeu me Ali Sowe që rihap takimin, duke shënuar me kokë, pas një krosimi të Gavazajt nga goditja e dëminit, sulmuesi nuk ka falur, duke rifutur në lojë korçarët. Në të 70’ Skënderbeu barazon në 2-2 sërish me Sowe në Roza Haxhiu. Sulmuesi i Skënderbeut shënon një dopietë për të arritur të barazojë Lushnjën.

Më pas golat eavantazhit erdhën brenda 3 minutash ku në të 83′ me Ali Sowe, që përmbys gjithçka me tripletën e realizuar dhe në të 86′ me Xhejms Adenij që e çon rezultatin në 2-4. /albeu.com/.







Shtuar më 09/05/2018, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori