Starova shpreson që fitorja kundër Lushnjës, përveç pikëve t'u sjellë dhe moral
Pëlqej
Sulejman Starova pas fitores bindëse 0-3 me Lushnjën, theksoi se përveçse për pikët, ky sukses vlen shumë për moralin, për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin.

"E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen, sepse Lushnja ka zhvilluar lojëra të mira. Vuajtëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë na dha moral goli dhe fituam 3-0. Tani jemi në ekuilibër me golat e shënuar dhe të pësuar. Meritë ka e gjithë skuadra, që mori një fitore që rrit moralin. Po shpërblehmi për punën që po bëjmë." deklaroi Starova.

Starova është shumë i kënaqur me rendimentin e Prognit dhe Bardhit, por pret shumë më tepër nga Sukaj dhe Fili.

"Batha dhe Progni janë nga sulmuesit më të mirë. Presim tani shumë më tepër nga Sukaj dhe Fili, kemi konkurrnecë në mesfushë me Asanin, për ta bërë skuadrën më të fortë. Për ndeshjet e radhës e kemi kontigjentin të plotë për t’r përballuar takimet. Në janar të shohim çfarë do të ndodhë, me merkaton merren strukturat e klubit." përfundoi tekniku i Partizanit. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori