Superiorja: Tirana-Flamurtari, kryendeshja e javës së dytë
Pëlqej
Me javën e parë që riktheu tifozët në tribuna, dhe skuadrat në fushë që nisën rrugëtimin drejt titulli kampion, Kategoria Superiore luan këtë fundjavë, javën e saj të dytë të një edicioni prej 36 javësh, me ekipet që kërkojnë të hedhin një tjetër hap të sigurtë drejt objektivave të tyre.

Kryendeshja e së shtunës por dhe e javës në tërësi do të luhet në "Qemal Stafa", në orën 20:00 mes Tiranës dhe Flamurtarit, dy skuadrave që në takimet e para spikatën më shumë me lojën e tyre.

"Bardheblutë" nuk fitojnë me Flamurtarin që prej gushtit të vitit 2012, dhe sezonin e kaluar kuqezinjtë e Gjokës morën dy barazime dhe një fitore. Gilberto do të jetë ish-i i madh i sfidës.

Vlonjatët, që ndoshta pikën e tij më të brishtë mund ta ketë në mbrojtje duhet të bëjë kujdes mbi të gjitha nga sulmi I Tiranës, që me Ndikumanën në krah e Bakajn e Busiç përpara bëhet vërtetë e frikshme, dhe këtë e provoi dhe Apolonia. Pikërisht kjo e fundit do të presë në shtëpi në orën 19:00 Partizanin e Duros, që kërkon fitoren e parë në kampionat.

Java megjithatë do të hapet nga takimi mes Skënderbeut dhe Laçit, dy ekipet që sezonin e kaluar përballjen mes tyre e shndërruan në festë, me korçarët që festonin titullin e kurbinasit që ishin entuziast për sigurimin e një vendi në Europë. /albeu.com/

Java e dytë:

Skënderbeu-Laçi

Kukësi-Elbasani

Apolonia-Flamurtari

Teuta-Vllaznia

Tirana-Flamurtari
Shtuar më 29/08/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori