Superkupa e Shqipërisë, ja çmimet e biletave
Pëlqej
Në prag të Finales së madhe midis Skënderbeut dhe Flamurtarit, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë 2014, Federata Shqiptare e Futbollit, publikon çmimet e biletave për këtë ndeshje. Ky takim, siç është njoftuar edhe më parë do të zhvillohet të dielën më 17 Gusht, ora 19.00, në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".

Në mënyrë që të ofrojë një shërbim sa më efikas dhe çdo tifozeri të ketë mundësi të blejë sa më thjeshtë biletat për skuadrën e saj, FSHF ka organizuar disa pika shitjeje respektivisht në Vlorë, në pikën e shitjesbiletave në stadium, në Bulevardin Republika (përballe kinema Millenium) në Korçë dhe në pikën e shitjes pranë Stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë.

Shitja e biletave fillon nga dita e sotme në të gjitha pikat. /albeu.com/

Ja çmimet:

Për tribunat A dhe B çmimi do të jetë 600 lekë

për tribunat D1 dhe D3, çmimi do të jetë 300 lekë

Ndërsa për tribunën D2, çmimi do të jetë 400 lekë.

Shtuar më 14/08/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori