Sapo kanë përfunduar 5 prej 6 takimeve të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore. Ndeshjet e luajtura në mesjavë për shkak të ndeshjes së Kombëtares kuqezi përballë Zvicrës më 11 Tetor kanë dhuruar disa
rezultate interesante.
Partizani është rikthyer te fitorja duke mposhtur minimalisht 0-1 Kukësin në Krujë, ndërsa Tirana merr frymë pas fitores 1-0 në kryeqytet përballë Kastriotit, që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.
Teuta kryesuese nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në Lushnje por sërish e ruan kreun e rënditjes edhe pas kësaj jave, ndërsa Flamurtari-Bylis ka qënë ndeshja më e tensionuar e kësaj jave. Ballshiotët e kanë mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë pas dy kartonave të kuq, ndërsa vlonjatët kanë mundur të barazojnë vetëm në minutat e fundit.
Me këto
rezultate Teuta është në krye me 12 pikë, e ndjekur nga
Partizani me 11 pikë dhe më pas vijnë Lushnja, Bylis dhe Flamurtari me nga 8 pikë.
Java e gjashtë mbyllet nesër me kryendeshjen Vllaznia-Skënderbeu. /albeu.com/
REZULTATET
KUKESI-PARTIZANI 0-1
Golat: Thana 77′
LUSHNJA-TEUTA 1-1
Golat: Korreshi 21′ / D.Xhafaj 55′
TIRANA-KASTRIOTI 1-0
Golat: Semedo 7′
FLAMURTARI-BYLIS 2-2
Golat: Qejvani 29′, Beqiri 88′ / Gerxho 24′, 53′ (pen)
LAÇI-BESA 1-0
Golat: Vucaj 23′
Shtuar më 02/10/2013,
ora 16:58