Superliga nis me duelin Korabi-Laçi, ja sfidat e javës së parë
Korabi-Laçi është ndeshja që do të ngrejë siparin e edicionit 2016-2017 të Kategorisë Superiore. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar oraret e përballjeve të javës së parë, të cilat do të luhen të mërkurën më 7 shtator.

orën 16:00 Korabi i sapongjitur në elitën e futbollit shqiptar do të “presë” kurbinasit në “Selman Stërmasi”, që do të jetë shtëpia e dibranëve këtë sezon.

Ndërkohë, të katër sfidat e tjera do të zhvillohen në orën 19:00, me Skënderbeun që do ta nisë mbrojtjen e titullit përballë Flamurtarit në shtëpi. Luftëtari i rikthyer në Superligë pret Partizanin pretendent për titullin.

Për shkak të rikonstruksionit të stadiumit të Gjirokastrës, ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”, ku në këtë edicion do të luajnë si vendas të kuqtë. Dy ditë pas Kombëtares, Vllaznia do ta përurojë “Loro Boriçin” e ri me duelin ndaj Kukësit, ndërsa Teuta do të presë Tiranën në “Niko Dovana”.

Superliga, java e parë
E mërkurë, 7 shtator 2016
Korabi – Laçi (16:00)
Skënderbeu – Flamurtari (19:00)
Luftëari – Partizani (19:00)
Vllaznia – Kukësi (19:00)
Teua – Tirana (19:00)
Shtuar më 03/09/2016, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori