Superliga për të ardhur keq, në Francë vetëm dy portierë për formalitet
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gianni De Biasi shpalli sot listën paraprake të 27 lojtarëve që do të marrin pjesë në përgatitjet për në Euro 2016. Trajneri italian do të reduktojë në 23 numrin e të përzgjedhurve në javët në vijim.

Ajo që bie në sy është mungesa e lojtarëve nga kampionati shqiptar i futbollit: përjashtim bëjnë portieri i dytë dhe i tretë i skuadrës, Orges Shehi i Skënderbeut dhe Alban Hoxha i Partizanit.

Emra si Hamdi Salihi, Liridon Latifi, Sabien Lilaj, Xhevahir Sukaj, Arbnor Fejzullahu janë mjaft kualitativ për kampionatin tonë, por paraqitjet e tyre nuk mjaftuan për t’i siguruar një vend mes të përzgjedhurve për në Francë.

Nga kampionati shqiptar italiani ka thërritur vetëm dy lojtarë që parashikohet të mos zbresin as edhe një minutë në fushë, tregon edhe njëherë mungesën e cilësisë së kampionatit tonë që thuajse nuk prodhon asgjë. Madje nëse bëhesh pjesë e saj rrezikon që të mos grumbullohesh më, si Salihi.
Shtuar më 21/05/2016, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori