Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Superliga shqiptare me 6 gjyqtarë
Pëlqej
Një hap i rëndësishëm përpara bëhet edhe në futbollin shqiptar. Tashmë është akorduar fondi nga Uefa dhe 2 ndeshjet më të rëndësishme të javës në kampionatin tonë do të gjykohen nga 6 gjyqtarë. Përveç treshes tradicionale dhe gjyqtarit të katërt dy të tjerë do të vendosen pas portave për të qënë sa më pranë çdo aksioni të rrezikshëm në zonë ose ndërhyrjeve të pa rregullta parregullta pranë portës, dhe pa diskutim do të jenë më efikas përsa i përket golave fantazëm, shkuan Ora-News.

Ndeshja e parë e cila do të gjykohet tashmë nga një 6-she gjyqtarësh do të jetë finalja e Superkupës mes Skënderbeut dhe Flamurtarit.

Ky model ka vite që aplikohet në kampionatet më të rëndësishme europiane si edhe në kupat e Europës, një mënyrë që ja lehtëson më shumë punën gjyqtarit kryesor në marrjen e vendimeve.

Për shumë trajnerë apo lojtarë vendimet e gjyqtarit kanë shërbyer gjithmonë si justifikime për humbje shpesh herë edhe të merituara, ndërsa tashmë duhet të gjithë të tregohen më të durueshëm dhe të besojnë tek vendimet e jo më njërit apo 3 gjyqtarëve por plot 6 arbitrave të cilët do të kenë detyrën e mbarëvajtjes së takimeve kryesore të javës në Superligën shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori