SuperSport zhbllokon kanalet: Tirana-Partizani falas!
Pëlqej
Edhe pse cilësohet si një nga takimet më të bukura dhe luftuara në Kategorinë Superiore, kësaj radhe derbi i kryqytetit Tirana-Partizani do të jetë ndryshe. Kërkesës së bërë nga KF Tirana për të lejuar në derbi hyrjen e tifozeve femra dhe fëmijëve nën moshën 15-vjeçare, Federata Shqiptare e Futbollit i është përgjigjur negativisht. Kështu dyert e stadiumit "Qemal Stafa" do të jenë të mbyllura.

Megjithatë SuperSport mendon për të gjithë shqiptarët duke zhbllokuar kanalet SS3 dhe SS3HD në orën 19:00 për të parë sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori