Të gjithë presin të shikojnë Vllazninë e re, por Gjoka e nis me ekipin e dytë
Pëlqej
Me afrimet e rëndësishme në merkato, kompletimin e skuadrës në sulm me Sukajn, por edhe përforcimi i mbrojtjes kanë bërë që Vllaznia të ndihet e kompletuar për gjysmën e mbetur të sezonit.

Tashmë nevojitet që Ernest Gjoka të testojë ekipin e tij dhe problemi kryesor i fazës përgatitore në Ulqin mbetet gjetja e kundërshtarëve për të zhvilluar ndeshje miqësore. Me kampionatin malazez që starton më datë 15, gjetja e kundërshtarëve në shtetin fqinj është praktikisht e pamundur dhe kjo ka detyruar klubin shkodran që të nisë në Malin e Zi ekipin B, i cili militon në kategorinë e parë.

Këtë të shtunë skuadra e drejtuar nga trajneri Kraja do të udhëtojë drejt Ulqinit, ku në mesditë do të shërbejë si kundërshtari i parë i të besuarve të Gjokës, për të vlerësuar punën e këtyre ditëve, jo vetëm përsa i takon gjendjes fizike, por mbi të gjitha adaptimit të blerjeve të reja me skemat e skuadrës./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori