E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Teuta e vetme në krye, barazim në Bylis-Lushnja
Java e 9-të e Kategorisë Superiore luhet në dy ditët e fundjavës, të shtunë dhe të diel. Starti i këtij "stacioni" të garës u ngrit me ndeshjet Bylis-Lushnja dhe Teuta-Laçi, në orën 14:00, që dhuruan një fitore të durrsakëve dhe barazim të ballshiotëve, për t’ia lënë vendin klasikes Partizani-Vllaznia në "Qemal Stafa".

Konkretisht, në "Niko Dovana" rithehej të luante bashkryesuesja e Superiores, tashmë e shkëputur 3 pikë nga korcarët, të paktën për 24 orë, derisa kampionët në fuqi të luajnë në Krujë. Bregdetarët e Maganit kanë pritur fituesit e Kupës së Shqipërisë, duke i mundur ata me shifrat 2-1.

Golat e Mancakut (26’) dhe të Muriqit (87’), të futur në pjesën e dytë, kanë superuar barazimin e përkohshëm të kurbinasve, me Veliajn (76’), duke u dhënë "Djemve të Detit" suksesin në rikthimin e tyre në shtëpi, por edhe duke i vendosur të vetëm në krye, me 19 pikë.

Me synime maksimaliste vinin të dyja palët, natyrisht, por ku durrsakët e Maganit donin ta festonin doemos me triumf tapetin e ri të stadiumit të tyre, pas migrimit që bëri në javët e shkuara në qytetin fqinj, në Kavajë. /albeu.com/



BYLIS-LUSHNJA 1-1
Golat: Izucuku 55′ / Canka 17′ (pen)

TEUTA-LAÇI 2-1
Golat: Mancaku 35′, Muriqi 87′ / Veliaj 76”


PARTIZANI-VLLAZNIA (17:00)

Shtuar më 26/10/2013, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori