Teuta "lodh" Kukësin, kualifikimi në Durrës (VIDEO)


Në prag të javës së 26-të të Superiores, kur “temperatura” po shtohet javë pas jave për shkak se tri skuadra do të zbresin direkt një kategori më poshtë (shto këtu edhe Bylisin e përjashtuar), ndërfutet një tjetër kompetcion kombëtar. Ku antagonizmi është po ashtu në shkallën sipërore. Fjala është për gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë.

Në “Zeqir Ymeri” Kukësi vendas fitoi ngushtësisht përballë Teutës me rezultatin 3-2 falë golave të Izucuku në minutën e katërt, Hysës në minutën e 77 dhe Cikalleshit në të 83-ën, ndërkohë që barazoi përkohësisht për "Djemtë e Detit" Ahmataj në minutën e tetë, ndërsa Jakupi ngushtoi diferencën një minutë para fundit.

Ndeshja ka qënë e një niveli të kënaqshëm me të dy ekipet që kanë rrezikuar portat kundërshtare por në fund fitorja shkoi për kuksianët që hedhin hapin e parë drejt finales.

Në ora 17.00 luhet gjysëmfinalja tjetër Flamurtari-Skënderbeu, ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet në 17 maj 2014 në një stadium të përcaktuar nga FSHF-ja. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2014, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori