Teuta vetvritet në miqësoren kundër Slováckon
Pëlqej
Teuta humbet testin e parë në Antalia. Miqësorja me Slováckon përfundoi 1-0 në favor të ekipit çek, ku vendimtar ishte autogoli i mbrojtësit Gjorgjievski.

Pas një pjese të parë më të mirë, ku Teuta dominoi në fushë dhe arriti të vendoste në vështirësi kundërshtarët, menjëherë pas pushimit ndërmjet pjesëve u regjistrua edhe gabimi i 25-vjeçarit nga Maqedonia, i afruar vetëm përpara pak ditësh në skuadër.

Në tentativën për të larguar nga harkim nga krahët, Gjorgjievski e devijoi topin drejt portës së tij, duke nxjerrë jashtë loje portierin. Ai epiosod vendosi ndeshjen, ndërsa pas minutës së 65-të, trajneri Nica i dha mundësi të gjithë futbollistëve që të luanin, për të vlerësuar gjendjen e grupit.Sipas planit të përcaktuar për mini-fazën 12 ditore, Teuta do të qendrojë në Antalia deri në datën 21 Janar, me drejtuesit e klubit që kanë planifikuar edhe një tjetër miqësore për ti dhënë mundësi blerjeve të reja të ambientohen me grupin dhe që idetë e trajnerit Nica të implementohen në lojën e skuadrës./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori