Thirrja e "Ultras Guerrils": Nuk luhet derbi pa tifozë
Pëlqej
Pas fitores së pastër me Teutën, ditën e djeshme, Partizanin e Shpëtim Duros e pret derbi me Tiranën javën e ardhshme, ku bardheblutë janë organizatorë. Për shkak të dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës, derbi i radhës do të luhet pa tifozë. Kjo gjë nuk u pëlqen as tifozëve të kuq, gjë të cilën ata e kanë demonstruar edhe gjatë ndeshjes së djeshme.

"Ultras Guerrils" në disa raste ka bërë thirrje që nuk luhet derbi i kryeqytetit pa praninë e tifozëve në stadium. Përpos kësaj thirrjeje, në fund ata i kanë kërkuar ekipit me anë të brohoritjeve që ta fitojnë derbin edhe për ata, pasi e kanë të pamundur që t’i mbështesin.

Tifozët e kuq janë përgatitur prej kohësh për këtë derbi, por puna e tyre nuk mund të shikohet, pasi takimi do të luhet pa praninë e spektatorëve. /albeu.com/



Shtuar më 20/09/2014, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori