Tifozët e Tiranës ironizojnë Braçen, ai ua kthen pas fitores
Pëlqej
Derbi midis Tiranës dhe Partizanit përveç lojës ka patur zhvillime edhe në shkallët e stadiumit.

Kanë qenë tifozët e Tiranës ata të cilët kanë thumbuar Erjon Braçen me anë të një banderole ku shkruhej:

“Ju keni lidhje me këtë qytet aq sa Braçja me Basketbollin”.

Por Braçe ka zgjedhur mbylljen e takimit dhe fitoren e Partizanit, skuadër për të cilën ka simpati, që tu përgjigjet ndaj tifozëve kundërshtarë.

Reagimi i plotë i Braçes në instagram:

KY QYTET ISHTE, ESHTE DHE,
DO JETE I KUUUUUUUQ!

Nje super super super PARTIZAN!
Nje skuader, nje mendje,
nje shpirt, nje pasion,
I KUUUUUUUUUUQ!

Bashkim dhe Force!
Cuna nuk ka fund kenaqesia tu shohesh keshtu, Bashke dhe Fitues!

Tani,
une nuk di nese qorri eshte shqiptar apo i huaj, por o qorra a e pate Trashin, a e pate Telushin, a e pate Malajn, a e pate Asanin?! Hapni syte e mos i beni dem Shqiperise,
hapni Kombetaren pertej menaxhereve!

Ne fund,
LEOOO, SHPIRTI YT NA UDHEHOQI,
DO NA UDHEHEQE;
Shpirti yt gezofte pa fund!! VO: ej cuna, une kam lidhje me basketbollin saç kishte lidhje Atanda me Ngo, a e pate? Ja mu ashtu!
Mesojeni, udheheq shpirti, jo gjatesia!
Naten e mire e kapni koshin! shkruante Braçe. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2018, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori