Tifozët para se të krijojnë probleme në stadium duhet të mendohen, pasi policia nuk fal më
Pëlqej
Nga gjoba deri në përjashtim nga stadiumet. Këto janë masat që nisen të aplikohen nga Policia e Shtetit për tifozët problematikë. Një risi në Shqipëri, që lidhet me zbatimin e ligjit “Për Sportet” dhe ku parashikohet që pranë çdo komisariati të ngrihet një Komision për Shqyrtimin e Kundërvajtjeve Administrative, në ambientet ku zhvillohen veprimtari sportive. Në krye të komisionit do të emërohet shefi i Komisariatit, ndërsa masat për shkelje në evenimente sportive do të aplikohen për:

Kundravajtje Administrative në veprimtaritë sportive

* Mbajtje dhe përdorim në mjediset sportive i flakadanëve, fishekzjarrëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve

* Përdorimi dhe tregtimi i pijeve alkoolike

* Cënimi i përfaqësuesve të Federatave, arbitrave të ndeshjeve, vëzhguesëve etj

Për të tilla shkelje, tifozët përgjegjës do të dalin përpara Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, i cili miraton masat. Për shkeljet e bëra nga tifozët, sanksionet variojnë nga:

Sanksionet për shkeljet

* Gjobë nga 10 deri në 50 mijë lekë

* Ndalim i pjesëmarrjes deri në 1 vit në mjediset sportive

* Në rast diskriminimi ose përsëritje ndalim i hyrjes në mjediset sportive deri në 2 vjet

Për herë të parë, Policia ka vendosur të krijojë edhe një regjistër elektronik me emrat e shkëlësve në stadiume, për të patur një evidencë të plot të tifozëve problematike. Lista do ti dorëzohet Federatës së Futbollit dhe klubeve, në rastet kur mbështetësve do tu ndalohet hyrja në stadiume. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori