Tifozët e Partizanit protestojnë para zyrës së FSHF-së (VIDEO)
Pëlqej
Tifogrupi i Partizanit, “Ultras Guerrils” ka kryer ditëm e sotme protestën e tyre përpara dyerve te Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kjo protestë e ultrasve të kuq erdhi për shkak të dënimit që morën nga Komisioni i Disiplinës një javë më parë, ku u dënuan me 4 ndeshje për shkak të sjelljes së tyre në Kukës.

Me moton: “Jemi tifoza nuk jemi kriminela”, qindra tifozë të kuq kanë marshuar drejt godinës së FSHF për të protestuar në dyert e këtij institucioni. Protesta e tyre ka zgjatur rreth 15 minuta, teksa ditët në vijim pritet që protesta të përshkallëzohet.


Shtuar më 09/03/2017, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori