Tirana bie në Laç, fitojnë Vllaznia dhe Flamurtari
Pëlqej
Java e pestë e Superiores është afruar në kohë nga sa ishte parashikuar në fillim nga FSHF-ja. Kjo ka ndodhur për shkak të vizitës së Papës në Tiranë, event i madh që angazhon të gjitha forcat e rendit.

Pas fitores së djeshme të Partizanit dhe Skënderbeut, sot i ka ardhur rradha fitoreve të Flamurtarit në Peqin përballë Elbasanit falë dy golave në minutat e fundit të takimit; fitorja e Vllaznisë në "Loro Boriçin" pa tifozë përballë Apolonisë, ndërsa surpriza vjen nga Laçi, aty ku ekipi kurbinas ka mposhtur 2-0 Tiranën. /albeu.com/


Ja rezultatet e tre ndeshjeve të sotme:

ELBASANI – FLAMURTARI 0-2
Golat: Muzaka 87 (pen), Gelashvili 90+1

VLLAZNIA – APOLONIA 2-0
Golat: Shtubina 30 (pen), 35

LAÇI – TIRANA 2-0
Golat: Cetkovic 30, Nimani 75

Shtuar më 20/09/2014, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori