Semedo shpëton Tiranën, Vllaznia fitore in-extremis
Është mbyllur me tre ndeshjet e orës 14.00 java e tetë e Superiores. Tirana dhe Vllaznia kanë bërë detyrën në shtëpi teksa kanë fituar përballë Bylisit dhe Kastriotit. Bardheblutë fituan minimalisht 1-0 përballë balshiotëve me gol të Semedos në minutën e 75, ndërsa shkodranët iu falën golit të Bushiç në fund të takimit për të marrë tre pikët ndaj krutanëve.

Në ndeshjen tjetër, Kukësi barazoi 1-1 përballë Besës së Kavajës.

Me këto rezultate, Vllaznia ngjitet në vend të katërt me 12 pikë, aq sa edhe Laçi, Tirana tejkalon plot 5 ekipe në tabelë dhe rënditet pas Lushnjës me 10 pikë, ndërsa Kukësi, Bylis dhe Kastrioti ngjeshen në pjesën e dytë të tabelës së klasifikimit. /albeu.com/


KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 8

KUKËSI-BESA 1-1
Golat: Popovic 54; / Dita 67;


TIRANA-BYLIS 1-0
Golat: Semedo 75


VLLAZNIA-KASTRIOTI 2-1
Golat: Shtubina 9, Bushic 89; / Sefa 21 (pen)

Shtuar më 20/10/2013, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori