Tirana mposht Elbasanin dhe kap Skënderbeun
Tirana ka mposhtur 1-3 Elbasanin në ndeshjen e javës së 31 të Kategorisë Superiore. Sfida që u luajt në Pogradec nisi mirë me verdheblutë që shënuan që në minutën e 5, por pa mundur të ruajnë avantazhin.

Me këtë fitore Tirana merr përkohësisht vendin e parë në kuotën e 63 pikëve, aq sa edhe kampionët e Skënderbeut, duke pritur tashmë e qetë ndeshjet e rivalëve direkt për titull, përcjell Portali Albeu.

Ndeshja tjetër mes Vllaznisë dhe Flamurtarit u mbyll në barazim 1-1.

Në orën 17:00 luhen ndeshjet Partizani-Kukësi dhe Skënderbeu-Apolonia. /albeu.com/


ELBASANI – TIRANA 1-3
GOLAT: Jaupi 05/ Hyshmeri 38 Bushiç 74 Bakaj 83

VLLAZNIA – FLAMURTARI 1-1
GOLAT: Lika 60 / Kruja 12

Shtuar më 18/04/2015, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori