Tirana ngec që në start, Laçi e mbyll me 8 lojtarë
Merkatoja dhe minipërgatitoret e dimrit u lanë pas. Tashmë është radha që skuadrat të tregojnë potencialin në fushën e lojës.

Por Tirana, pavarësisht merkatos aktive që bëri, sërish nuk ka mundur të rikthehet te fitorja pas një periudhe shumë të gjatë. Në ndeshjen direkte për mbijetesë me Kastriotin në Krujë, 24 herë kampionët e Shqipërisë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola duke komplikuar më shumë situatën në tabelën e klasifikimit.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Kavajë, Laçi ka mposhtur pastër 0-2 Besën me gola të Çelës në minutën e 27 dhe Brkiç në të 66-ën. Skuadra e Nicës ishte në epërsi 2-0 deri në minutën e 83-të, por vendësit kanë arritur të barazojnë falë golit të Sefës me penallti dhe Muriqit në minutën e dytë shtesë. Barazim me mjaft kosto i kurbinasve, me tre lojtarë të ndëshkuar me kartonë të kuq (Danaj, Ofoje dhe Sefgjini), me rezultatin 2-2.

Në orën 17.00 luhet sfida Partizani-Kukësi. /albeu.com/



1 shkurt 2014:

KASTRIOTI-TIRANA 0-0

BESA-LAÇI 2-2
Golat: Sefa 83 (pen), Murriqi 90+2/ Çela 27, Brikiç 66

PARTIZANI-KUKËSI (17:00)

Shtuar më 01/02/2014, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori