Tirana-Partizani, derbi i "heshtur" i kryeqytetit
Pëlqej
Partizani-Tirana ka qenë dhe mbetet sfida më e ndetur e futbollit shqiptar. Që nga ndeshja e parë në mars të vitit 1947 e fituar 4-2 nga të "Demat e Kuq", këta dy kundërshtarë do t’i jepnin një tjetër dimension futbolit në Shqipëri. Libri i dueleve të derbit të kryeqytetit ka arritur në faqen e 137-të të historisë së tij, të mbushur me aq shumë ngjarje, grintë, rivalitet e emocione që kanë buruar nga këmbër e dhjetëra kampionëve që kanë gdhendur identitetin e këtyre dy fanellava historinë e sportit shqiptar, shkruan Super Sport.

Vitin e fundit gjithçka ishte në barazim, me nga një fitore 1-0 për çdo skuadër, e një barazim 1-1 në përballjen e fazës së tretë të kampionatit në mars. Në barazim nis dhe ky duel i fundjavës, me dy skuadrat që mbajnë vendin e parë me pikë të barabarta në renditje duke qenë sërish pas shumë kohësh krah për krah në garën për titullin.

Diferenca në gola është gjithashtu e njëjtë, +3, me Partizanin që shënon më pak por dhe pëson më pak. Te "Të Kuqtë" të gjithë golat kanë ardhur nga vija e parë e sulmit, ndërsa te bardheblutë reparti i avancuar ka shënuar katër nga shtatë golat e deritanishëm.

Të gjtha shifra që premtojnë spektakël në një derbi që gjatë historisë së tij 67 vjeçare, ka parë gjithçka, përveçse tribuna të boshatisura, që këtë herë do të rëndojnë me zbrazëtinë e tyre në kryendeshjen e sezonit të Kategorisë Superiore.

Në Tirana-Partizani, dekoret e tifozëve kanë prodhur gjithnjë lajm, ndërsa këtë herë një lajm të parashkruar me mungesën e tyre në shkallët e "Qemal Stafës". /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori