Trajneri i Kamzës kamendim ndryshe nga Iuliano: Ja kush ishte çelësi i fitores
Pëlqej
Trajneri i Kamzës, Ndreu vlerësoi shpirtin e lartë të garës, të demostruar nga futbollistët e tij në fushën e lojës, në fitoren ndaj Partizanit. Ai tregon se synon Europën, ndërsa nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar një skuadër të madhe.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por falë grintës dhe shpirtit luftarak, morëm një fitore të rëndësishme. U munduam të mbroheshim dhe ta kundërsulmonim rrezikshëm Partizanin, pati situata që kundërshtari na vuri në vështirësi, por jam i kënaqur që në fund u shpërblyem me golin që na dha 3 pikët. Psikologjikisht skuadra është shumë mire, pasi futbollistët e mi nuk dorëzohen deri në minutat e fundit”, tha trajneri i Kamzës.

“Nëse luajmë si grup dhe ruajmë vazhdimësinë, mund ta kapim Europën, por ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe objektivi ynë është 6-shja e parë. Normalisht që do më pëlqente të isha pjesë e një skuadre të madhe, por te Kamza ndihem mirë dhe objektivi është për të arritur rezultate sa më pozitive me këtë skuadër”, përfundoi Ndreu.
Shtuar më 04/11/2017, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori